Van Gaal largohet nga Mançesteri
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i901-van_gaal_largohet_nga_mançesteri
Louis Van Gaal është larguar nga Anglia për në Holandë duke ju dhënë dy ditë pushim lojtarëve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 25, 2016 17:50 Europe/Tirane
  • Van Gaal largohet nga Mançesteri

Louis Van Gaal është larguar nga Anglia për në Holandë duke ju dhënë dy ditë pushim lojtarëve.

Manchester United ka anuluar ushtrimet për të hënën dhe të martën dhe trajneri Louis ka udhëtuar për në vendlindje. Nuk është se trajneri i njohur holandez ka dhënë dorëheqje, por në Holandë ka udhëtuar pasi vajza e tij ka ditëlindjen. United në fundjavë pësoi humbje në shtëpi nga Southampton, ndërsa fitoi shuam fishkëllima në fund nga tifozët. Në javët e fundit tifozët e skuadrës angleze kaun filluar ta kontestojnë trajnerin dhe lojën e skuadrës. Menaxheri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal, ka pranuar se ka dështuar që t’i arrijë pritshmëritë e tifozëve të klubit gjatë këtij sezoni. “Ata (tifozët) po presin ose ata kanë pritur shumë nga unë, ndërsa unë nuk mund t’i arrij ato (pritshmëritë), prandaj jam shumë i frustruar për këtë fakt”. “Nuk mund ta mohoj faktin se ata kanë të drejtë të fishkëllejnë. E pashë ndeshjen”.“Në të mirë e në të keq duhet të qëndrojmë të bashkuar. Ne po punojmë shumë, por kemi pasur shumë të lënduar” tha Van Gaal.