Hëna ndihmoi ekzistimin e jetës në Tokë
Mund të mos jetë diçka që e mendoni çdo ditë, por duhet t’i falënderoheni shumë fushës magnetike të Tokës.
Ajo ju mbron nga rrezatimet e dëmshme, meteorët dhe shkakton fenomenin natyror ‘Dritat e Veriut’. Tani një teori e re sugjeron se Toka ka formuar këtë mburojë mbrojtëse me ndihmën e Hënës. Fusha magnetike e Tokës është një lloj shtrese e hekurit të lëngshëm që rrethon bërthamën e planetit. Deri më tani nuk ishte kuptuar plotësisht se si ishte krijuar kjo fushë magnetike në Tokë, për shkak të energjisë nga graviteti i Hënës që po e mbante pjesën e jashtme të bërthamës të lëngshme. Një grup i hulumtuesve nga CNRS dhe Universiteti Blaise Pascal thonë se kjo fushë magnetike që e rrethon planetin tonë nuk është formuar rastësisht, ajo ka ardhur si pasojë e energjisë gravitacionale të lëshuar nga Hëna. Hulumtuesit treguan se ky efekt i Hënës stimulon lëvizjen e hekurit të lëngshëm, për të gjeneruar fushën magnetike të Tokës. Hëna ndihmoi ekzistimin e jetës në Tokë, pasi që pa këtë fushë magnetike rrezatimet e dëmshme dhe meteorët nuk do të mund t'i ndalte asgjë.