Humbja nga Roma i kushton me punë trajnerit të Lazios
Prill 03, 2016 17:20 Europe/Tirane
Tashmë është zyrtare, Lazio e ka shkarkuar nga puna trajnerin Stefano Pioli.
Pas të gjitha dështimeve këtë sezon, drejtuesit e klubit nuk kanë mundur ta pranojnë edhe humbjen e thellë në derbi nga Roma. Pësimi me rezultat 1-4 në derbin kryeqytetas ka bërë që trajnerit t’i tregohet dera. Në pjesën e mbetur të sezonit, skuadrën do ta udhëheqë trajneri i të rinjve, Simone Inzaghi. Zyrtarizimi është njoftuar përmes një komunikate të shkurtër të lëshuar nga klubi.