Humbja nga Roma i kushton me punë trajnerit të Lazios
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i9343-humbja_nga_roma_i_kushton_me_punë_trajnerit_të_lazios
Tashmë është zyrtare, Lazio e ka shkarkuar nga puna trajnerin Stefano Pioli.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 03, 2016 17:20 Europe/Tirane
  • Humbja nga Roma i kushton me punë trajnerit të Lazios

Tashmë është zyrtare, Lazio e ka shkarkuar nga puna trajnerin Stefano Pioli.

Pas të gjitha dështimeve këtë sezon, drejtuesit e klubit nuk kanë mundur ta pranojnë edhe humbjen e thellë në derbi nga Roma. Pësimi me rezultat 1-4 në derbin kryeqytetas ka bërë që trajnerit t’i tregohet dera. Në pjesën e mbetur të sezonit, skuadrën do ta udhëheqë trajneri i të rinjve, Simone Inzaghi. Zyrtarizimi është njoftuar përmes një komunikate të shkurtër të lëshuar nga klubi.