Udhëtimi i njerëzve në Mars më afër se kurrë
Nasa ka diskutuar një mision për në Mars prej kur astronautët aderuan në hënë, dhe për shumicën e njerëzve udhëtimi për në planetin e kuq mund të duket vetëm ëndërr.
Por, ish administratori dhe astronauti i Nasa, Charles Bolden ka thënë se inxhinierët tani janë më afër së kurrë realizimit të kësaj ëndrre. Ai tha kohët e fundit për Kongresin se përdorimi i energjisë termo-bërthamore është mënyra më efektive e dërgimit të njerëzve në Mars, dhe beson se njerëzit do të arrijnë në këtë planet deri më 2030. Duke folur për CNBC, Bolden tha: “Ne mendojmë se jemi në trajektoren e duhur për t’i dërguar njerëzit në Mars deri më 2030”. Ai tha se është i bindur se “Udhëtimi për në Mars” i Nasa-s do të realizohet, duke shtuar se ky mision është shumë i rëndësishëm për të kuptuar më mirë planetin tonë.