A mundet një kompjuter ta parashikojë vdekjen?
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i9616-a_mundet_një_kompjuter_ta_parashikojë_vdekjen
Shkencëtarët janë duke zhvilluar një softuer special, i cili mund të tregojë se sa i ka mbetur për të jetuar një personi të caktuar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 05, 2016 18:17 Europe/Tirane
  • A mundet një kompjuter ta parashikojë vdekjen?

Shkencëtarët janë duke zhvilluar një softuer special, i cili mund të tregojë se sa i ka mbetur për të jetuar një personi të caktuar.

Projekti i ri, katërvjeçar, është duke u bërë nga Universiteti i Anglisë lindore dhe ai ka për qëllim që të përcaktojë se sa do të jetojmë secili prej nesh, duke përdorë një databazë të gjerë të të dhënave mjekësore. Studimi, i cili financohet nga industria e sigurimeve, shpreson se do të arrijë ta zbulojë një metodë kur, vetëm duke analizuar gjakun, apo ADN-në, do të dihet përafërsisht se kur pritet vdekja e atij personi. "Njerëzit në mbarë botën janë duke jetuar më gjatë", thotë profesoresha Elena Kulinskaya. "Ne duam të identifikojmë dhe caktojmë sasinë e faktorëve kyçë që ndikojnë në mortalitet dhe jetëgjatësi, sikur që janë stili i jetës, kushtet shëndetësore dhe intervenimet mjekësore”. Por, shtrohet pyetja, a do të ketë njerëz që do të duan ta dinë se kur do të vdesin?