Barcelona fiton, por gjithçka mbetet e hapur, Bayern fiton minimalisht
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i9619-barcelona_fiton_por_gjithçka_mbetet_e_hapur_bayern_fiton_minimalisht
Barcelona ka arritur të përmbys rezultatin duke fituar ndeshjen me rezultat 2-1.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 05, 2016 18:21 Europe/Tirane
  • Barcelona fiton, por gjithçka mbetet e hapur, Bayern fiton minimalisht

Barcelona ka arritur të përmbys rezultatin duke fituar ndeshjen me rezultat 2-1.

Skuadra e Atletico Madridit e nisi më mirë takimin kur arriri të shënojë me sulmuesin spanjoll Fernando Torres, i cili të shënojë gol në minutën e 25-të. Ai mori një pasim shumë të bukur nga Koke dhe gjuajti ndërmjet këmbëve të portierit Ter Stegen. Por thënia nga ‘Hero në Zero’ u përshtatë më së miri për Torres, i cili mori kartonin e dytë të verdhë duke e lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak. Barcelona në pjesën e dytë filloi sulmet për të barazuar rezultatin. Goli i barazimit erdhi në minutë e 64-të. Ishte Jordi Alba që gjuajti në portë dhe topin e devijoi Suarez drejt portës për 1-1. Barcelona kaloi në epërsi, pas golit të dytë të realizuar nga Luis Suarez në minutën e 74-të. Uruguaiani ishte në formë të mirë për dallim nga Messi, që nuk arriti të tregojë vetën. Kjo është fitore e rëndësishme e Barcelonës, por e pamjaftueshme, pasi në ndeshjen e radhës luan në ‘Vicente Calderon’. Në lojën tjetër, Bayern Munich ka arritur fitore ndaj Benficas në Ligën e Kampionëve me rezultat 1-0 në Allianz Arena. Vendasit ishin më të mirë gjatë gjithë ndeshjes dhe kjo ishte një fitore e merituar. Goli i parë dhe i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e dytë nga Arturo Vidal, i cili u asistua nga Juan Bernat. Pjesa e dytë ishte pa gola, por shanse të mira për të shënuar kishin Jonas i Benficas dhe Franck Ribery. Ky rezultat minimal lë gjithçka të hapur për ndeshjen e dytë në Estadio da Luz.