Sirianët djegin flamurin amerikan
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i100007-sirianët_djegin_flamurin_amerikan
Pjesëmarrësit në protestat kundër pushtuesve amerikanë dhe turq në qytetin Gamsheli të provincës Hesake kanë djegur flamurin amerikan duke kërkuar largimin e ushtarakëve amerikanë dhe turq nga territori sirian.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 09, 2020 05:19 Europe/Tirane
  • Sirianët djegin flamurin amerikan

Pjesëmarrësit në protestat kundër pushtuesve amerikanë dhe turq në qytetin Gamsheli të provincës Hesake kanë djegur flamurin amerikan duke kërkuar largimin e ushtarakëve amerikanë dhe turq nga territori sirian.

Banorët e qytetit Damkhile dhe të fshatrave përreth janë mbledhur në qytetin Gamsheli në jugperëndim të provincës Hesake dhe në protestat e organizuara kanë vlerësuar dhe falënderuar vendet aleate të Sirisë në luftën kundër terrorizmit dhe theksuan se e vetmja rrugë për të dëbuar pushtuesit nga territori i Sirisë është rezistenca e kombit sirian. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të territoreve siriane nga grupet terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011. Ushtria siriane duke marrë ndihmë nga këshilltarët e Republikës Islamike të Iranit dhe me mbështetjen e Rusisë, i ka dhënë fund dosjes së pranisë së ISIS në këtë vend.