Ambasadori palestinez në Manama u largua nga Bahrejni
Khaled Aref, ambasadori palestinez në Manama, u largua nga Bahrejni pas normalizimit të marrëdhënieve midis regjimit Al Khalifa dhe regjimit sionist.
Aref ishte thirrur më parë për konsultime nga Ministri i Jashtëm i Autoritetit Autonom Palestinez Riyad al-Maliki. Mahmud Abbas, kreu i Autoritetit Autonom Palestinez, gjithashtu thirri ambasadorin palestinez nga Manamaja në shenjtë proteste ndajë marrëveshjes Izraelito-Bahrejnase për normalizimin e marrëdhënieve. Grupet dhe personalitetet palestineze e quajtën përpjekjen e regjimit Al-Khalifa për të normalizuar marrëdhëniet me regjimin sionist një tradhti ndaj kauzës palestineze dhe bashkëpunim në zbatimin e "marrëveshjes së shekullit". Presidenti i SHBA Donald Trump të Premten në mbrëmje (11 Shtator) njoftoi normalizimin e marrëdhënieve midis Bahrejnit dhe regjimit sionist dhe njoftoi se Bahrejni dhe Izraeli kanë rënë dakord për normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes tyre.