UNICEF paralajmëron: Mbi dy milion fëmijë jemenas mes jetës dhe vdekjes
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i100099-unicef_paralajmëron_mbi_dy_milion_fëmijë_jemenas_mes_jetës_dhe_vdekjes
Mbi 2 milion fëmijë në Jemen gjenden përballë jetës dhe  vdekjes, thuhet në jë raport të UNICEF.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 14, 2020 10:08 Europe/Tirane
  • UNICEF paralajmëron: Mbi dy milion fëmijë jemenas mes jetës dhe vdekjes

Mbi 2 milion fëmijë në Jemen gjenden përballë jetës dhe  vdekjes, thuhet në jë raport të UNICEF.

UNCEF në një deklaratë të tij ka bërë të ditur se për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe situatës së përhapjes së virusit Korona, jeta e 5 milion fëmijëve në Jemen rrezikohet rëndë prej të cilëve 2 milion për momentin po përballen me jetën a vdekjen.

Sipas UNICEF vetëm muajin janar janë regjistruar 110 mijë njerëz të dyshuar se janë infektuar me kolerën në 290 nga 331 zona të Jemenit. Pjesën më të madhe të këtyre rasteve e përbëjnë fëmijën nën moshën 5 vjeç. UNICEF në një raport të tij ka publikuar një fakt tronditës dhe thotë se çdo 10 minuta në Jemen humb jetën një fëmijë. Fondi Ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara Për Fëmijët (UNICEF) ka paralajmëruar se më shumë se shtatë milionë fëmijë po përballen me një kërcënim serioz të urisë në Jemen, pasi regjimi i Riadit po vazhdon fushatën e tij bombarduese kundër fqinjit jugor. "Sot 1.8 milionë fëmijë nën moshën pesë vjeç janë duke u përballur me kequshqyerje akute dhe 400.000 janë të prekur nga kequshqyerja e rëndë akute", tha Geert Cappelaere, drejtor rajonal i UNICEF në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Cappelaere vuri në dukje se "më shumë se gjysma" e 14 milionë njerëzve në rrezik serioz prej urisë në Jemen janë fëmijë.