Nesër një ditë e zezë në historinë e ummetit arab
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i100104-nesër_një_ditë_e_zezë_në_historinë_e_ummetit_arab
Nesër do të jetë një ditë e zezë për ummetin arab, ka deklaruar kryeministri i Palestinës.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 14, 2020 21:22 Europe/Tirane
  • Nesër një ditë e zezë në historinë e ummetit arab

Nesër do të jetë një ditë e zezë për ummetin arab, ka deklaruar kryeministri i Palestinës.

Qeveria palestineze do t'i paraqesë një rekomandim presidentit Mahmud Abbas për rishikimin e marrëdhënieve me Ligën Arabe, tha të kryeministri Muhamed Shtayyeh. "Liga Arabe është bërë një simbol i mosveprimit arab", tha Shtayyeh gjatë takimit të tij të përjavshëm të kabinetit. Kryeministri palestinez, megjithatë, nuk dha detaje të tjera. Ky hap vjen në mes të zemërimit palestinez rreth marrëveshjeve të sponsorizuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) midis Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Bahrejnit dhe Izraelit për të normalizuar marrëdhëniet e tyre. Në Shtëpinë e Bardhë të martën do të organizohet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve të normalizimit. Në ceremoni do të marrin pjesë presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, kryeministri i Izraelit, Beniamin Netanyahu, ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdullah bin Zayed dhe ministri i Jashtëm i Bahrejnit, Abdul-Latif al-Zayani. "E marta do të jetë një ditë e zezë në historinë e kombit arab dhe një humbje e institucionit të Ligës Arabe", tha Shtayyeh. Javën e kaluar, një takim ministror i Ligës Arabe nuk arriti të miratojë draftin palestinez që dënon marrëveshjen e normalizimit EBA-Izrael. Bahrejni u bë vendi i katërt arab që ka marrëdhënie diplomatike me Izraelin, pas Egjiptit në vitin 1979, Jordanisë 1994 dhe Emirateve të Bashkuara Arabe në gusht të vitit 2020.