Sistemi i radarëve Sentinel vendoset në qytetin në Shazak të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i100197-sistemi_i_radarëve_sentinel_vendoset_në_qytetin_në_shazak_të_sirisë
Komanda Qendrore e terroristëve amerikanë në Azinë Perëndimore, e njohur si CENTCOM, ka njoftuar se ka ndërmarrë hapa për vendosjen e sistemit të radarëve Sentinel në verilindje të Sirisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 19, 2020 15:52 Europe/Tirane
  • Sistemi i radarëve Sentinel vendoset në qytetin në Shazak të Sirisë

Komanda Qendrore e terroristëve amerikanë në Azinë Perëndimore, e njohur si CENTCOM, ka njoftuar se ka ndërmarrë hapa për vendosjen e sistemit të radarëve Sentinel në verilindje të Sirisë.

Komanda Qendrore e terroristëve të SHBA në Azinë Perëndimore, e njohur si CENTCOM, njoftoi se kishte marrë një sërë masash për të siguruar Forcat e Koalicionit Ndërkombëtar në Sirinë verilindore. Sipas Al Jazeera, CENTCOM theksoi se ka vendosur sistemin e radarëve Sentinel në verilindje të Sirisë për të ruajtur sigurinë e koalicionit. Komanda Qendrore e SH.B.A.-së në Azinë Perëndimore ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk kanë në plan të përplasen me asnjë vend në Siri, por kërkojnë të mbrojnë koalicionin nëse është e nevojshme.  Vërejtjet erdhën në një kohë kur trupat amerikane dhe ruse ishin përplasur kohët e fundit në verilindje të Sirisë, ku për pasojë mbetën të plagosur katër trupa amerikane. Një patrullë ushtarake amerikane kohët e fundit kishte bllokuar forcat ruse që të kalonin në rrugën M4 afër qytetit të Kahtaniah në periferi të Kameshlisë.