Bahrejnasit protestojnë përsëri kundër regjimit Al Khalifa
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i100210-bahrejnasit_protestojnë_përsëri_kundër_regjimit_al_khalifa
Me pankarta dhe slogane kundër regjimit Al Khalifa, bahrejnasit kanë dalë nëpër rrugë duke kërkuar rrëzimin e regjimit dhe duke dënuar marrëveshjen e kompromisit me regjimin sionist.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 20, 2020 10:24 Europe/Tirane
  • Bahrejnasit protestojnë përsëri kundër regjimit Al Khalifa

Me pankarta dhe slogane kundër regjimit Al Khalifa, bahrejnasit kanë dalë nëpër rrugë duke kërkuar rrëzimin e regjimit dhe duke dënuar marrëveshjen e kompromisit me regjimin sionist.

Bahrejnasit dolën në rrugë për disa ditë me radhë në mbështetje të çështjes Palestineze dhe kundër normalizimit të marrëdhënieve me regjimin sionist. Sipas Al-Quds Al-Arabi, dhjetëra qytetarë bahrejnas demonstruan për disa ditë me radhë kundër normalizimit të marrëdhënieve midis regjimeve arabe dhe regjimit sionist. Demonstrata u zhvillua, në periferi të Manamasë, me pjesëmarrjen e dhjetëra burrave dhe grave. Imazhet e publikuara të demonstratës tregojnë protestuesit Bahrejni që mbajnë flamuj të Bahrejnit dhe Palestinës si dhe pankarta me shkrime "E Premtja, irritimi i Al-Kuds". Protestuesit Bahrejni gjithashtu lëshuan parulla kundër normalizimit të marrëdhënieve midis Al-Khalifa dhe armikut sionist dhe bënë thirrje për përmbysjen e regjimit në pushtet në Bahrejn. Bahrejnasit gjatë ditëve të fundit kanë protestuar kundër nënshkrimit të një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me armikun sionist nga regjimi Al-Khalifa.