Ekonomia saudite goditet rëndë ndërsa PBB zvogëlohet me 7%
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i100406-ekonomia_saudite_goditet_rëndë_ndërsa_pbb_zvogëlohet_me_7
Ekonomia e Arabisë Saudite është tkurrur ndjeshëm këtë vit për shkak të ndikimit të pandemisë së koronavirusit si dhe rënies së përgjithshme të çmimeve ndërkombëtare të naftës.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 01, 2020 08:10 Europe/Tirane
  • Ekonomia saudite goditet rëndë ndërsa PBB zvogëlohet me 7%

Ekonomia e Arabisë Saudite është tkurrur ndjeshëm këtë vit për shkak të ndikimit të pandemisë së koronavirusit si dhe rënies së përgjithshme të çmimeve ndërkombëtare të naftës.

Të dhënat zyrtare të botuara të Mërkurën treguan për një rënie prej 7% të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) të Arabisë Saudite në tremujorin e dytë. Shifrat e Autoritetit të Përgjithshëm të Statistikave treguan se rritja negative e PBB-së u ndie më thellë në sektorin jo-naftor të ekonomisë me një rënie prej 8.2% ndërsa sektori i naftës u tkurr me 5.3%. Kjo është një shenjë e dështimit të Arabisë Saudite në diversifikimin e ekonomisë së saj pasi ky objektiv është reklamuar vazhdimisht nga zyrtarë të lartë të qeverisë saudite në vitet e fundit. Shkalla e papunësisë u rrit në një rekord të lartë prej 15.4%, një shenjë se recesioni në industrinë e naftës ka pasur ndikime të thella në situatën e përgjithshme të ekonomisë. Riad është përfshirë gjithashtu në një luftë të kushtueshme në Jemen, duke tkurrur më tej rezervën e valutës së huaj që është përgjysmuar në katër vjet për të arritur në 400 miliardë dollarë.