Arabia Saudite fillon pranimin e vizitorëve për Haxhin e Umrës
(last modified Sat, 03 Oct 2020 14:59:58 GMT )
Tetor 03, 2020 16:59 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite fillon pranimin e vizitorëve për Haxhin e Umrës

Qeveria e Arabisë Saudite synon që nga muaji tjetër gradualisht të fillojë pranimin e vizitorëve të huaj për kryerjen e Haxhit të Umrës pas pezullimit për tetë muaj.

Muhamed Benten, ministri i Arabisë Saudite për çështje të Haxhit, sot (të shtunën) në një intervistë me kanalin “Al-Akhbarija”, deklaroi: “Pasi kanë kaluar tetë muaj që nga ndërprerja e pranimit të vizitorëve në Meke dhe në Medine për shkak të përhapjes së virusit Korona, që nga nesër e diele do të lejohet hyrja e vizitorëve të vendorë ndërsa që nga muaji tjetër do të lejohet edhe hyrja e vizitorëve të huaj natyrisht duke zbatuar disa kufizime”.

Muhamed Binten ka thënë: “Në fazën e parë është vendosur që të pranohen 6000 vizitorë për kryerjen e Haxhit të Umres në Arabinë Saudite dhe kjo ceremoni është paraparë të kryhet në një kohë të caktuar dhe të shkurt, ndërsa vizitorët vetëm në formë të grupeve të vogla do të mund të hyjnë në venin e shenjtë të Qabes”.

Autoritetet saudite kanë vendosur që deri më 18 tetor numri i vizitorëve të Arabisë Saudite për kryerjen e Haxhit të Umrës do të arrijë në 15 mijë persona ndërsa 40 mijë persona mund të falin namazin në Xhaminë e Shenjtë. Ndërkohë që nga muaji nëntor kur do të lejohen edhe vizitorët e huaj të hyjnë në Meke, numri i vizitorëve në përgjithësi do të arrijë deri në 20 mijë dhe 60 mijë persona do të mund të falin namazin në Xhaminë e Shenjtë.

Tags