26 terroristë të ISIS arrestohen në veri të Irakut
Tetor 03, 2020 17:29 Europe/Tirane
Forcat e sigurisë së Irakut kanë identifikuar dhe arrestuar 26 terrorist të ISIS në provincën Ninva në veri të këtij vendi.
Faqja informative “Ajnul-Irak” sot ka shkruar se terroristët e arrestuar të grupit ISIS kanë pohuar se kanë marrë pjesë në disa operacione terroriste dhe gjithashtu kanë luftuar me forcat irakiane të sigurisë gjatë operacioneve për çlirimin e provincës Ninva dhe kanë kryer sulme kundër tyre.
Pavarësisht shpartallimit të grupit terrorist ISIS në Irak, disa elementë të mbetur të këtij grupi terrorist akoma qëndrojnë në rajone të ndryshme të Irakut dhe në mënyrë sporadike po kryejnë sulme terroriste.
Tags