Avionët luftarakë amerikanë bombardojnë zonën përreth selisë së Hashd Shaabi.
Kanali irakian Saberin News njoftoi të Dielën në mëngjes se avionët luftarakë amerikanë kishin sulmuar zona pranë selisë së Brigadës së 19-të të Organizatës Popullore të Mobilizimit të Irakut, Hashd Shaabi.
Sipas IRNA, kanali irakian "Saberin News" njoftoi se luftarakët amerikanë F-16 kishin bombarduar rajone në zonën e mbrojtjes të Brigadës së 19-të së Mobilizimit Popullor në provincën perëndimore të Anbar. Deri më tani asnjë viktimë nuk është raportuar si rezultat i sulmeve. "Saberin News" gjithashtu raportoi se avionët luftarakë KC-135 të SH.B.A. kishin patrulluar në zonë pas bombardimeve. Zyrtarët amerikanë ose irakianë nuk kanë komentuar ende këtë sulm. Shtetet e Bashkuara dhe regjimi sionist kanë rritur përpjekjet për të shtuar presionin mbi Organizatën Popullore të Mobilizimit Irakian pas suksesit të saj në luftën kundër grupeve terroriste në rajon. Hashd Shaabi u krijua në vitin 2014 sipas fetvasë së Ajetollah Sistani, autoriteti suprem i shiitëve irakianë, pasi grupi terrorist ISIS pushtoi disa zona dhe qytete të Irakut dhe në vitin 2016 me miratimin e parlamentit Irakian ai u fut nën komandën e Forcave të Armatosura Iraku.