Shpërthim në Helmand të Afganistanit lë të vdekur 10 persona
Një sulm kamikaz kundër forcave shtetërore në provincën Helmand të Afganistanit ka lënë të vrarë dhjetë persona dhe ka plagosur tre të tjerë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se burimet e informuar në provincën Helmand ditën e mërkurë kanë thënë për mediat vendore se shpërthimi ka ndodhur natën e kaluar në qytetin Garashk të kësaj province.
Oma Zuvak, zëdhënësi i pushtetit lokal në provincën Helmand, ka thënë se shpërthimi ka ndodhur në qytetin Garaxhk dhe ka shtuar se ky shpërthim u ka shkaktuar humbje dhe dëmtime forcave shtetërore, por nuk ka dhënë statistika të sakta.
Gjithashtu në një sulm tjetër të kryer nga një grup i Talebanëve kundër bazës së forcave shtetërore të sigurisë në provincën Zabol, janë vrarë shtatë persona dhe janë plagosur disa të tjerë.