BE merr qëndrim kundër Palestinës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i100585-be_merr_qëndrim_kundër_palestinës
Bashkimi Evropian ndihmat e veta financiare për Palestinën i ka kushtëzuar me pagesën e taksave tatimeve të palestinezëve për regjimin sionist.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 08, 2020 16:52 Europe/Tirane
  • BE merr qëndrim kundër Palestinës

Bashkimi Evropian ndihmat e veta financiare për Palestinën i ka kushtëzuar me pagesën e taksave tatimeve të palestinezëve për regjimin sionist.

Faqja informative "Akcius" njoftoi se krerët e Bashkimit Evropian i kanë bërë me dije Autoritetit Autonom të Palestinës se marrja e ndihmave financiare më të mëdha nga BE është e kushtëzuar me vendosjen e marrëdhënieve ekonomike me Izraelin dhe pagimin e taksave për Tel Avivin.

Sipas deklaratës së BE, duke marrë parasysh regjimi sionist ka heq dorë nga plani për aneksimin e Bregut Perëndimor të Lumit Jordan në territoret e Pushtuara, Autoriteti Autonom i Palestinës duhet të pranojë të paguaj 750 milionë dollarë taksa në ministrin e financave të regjimit sionist.

Kjo është në kohën kur Mahmud Abas, kryetari i Autoritetit Autonom të Palestinës, në muajin maj 2020, ka deklaruar se për shkak të vendimit të regjimit sionist për pushtimin dhe aneksimin e 30% të tokave palestineze në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan, ka anuluar të gjitha marrëveshjet me Tel Avivin dhe Uashingtonin dhe ndërprenë të gjitha bashkëpunimet në fushën e sigurisë dhe në sektorët civilë. Mahmud Abas ka kundërshtuar këto kushte dhe ka theksuar se deri në kohën kur Izraeli nuk jep garanci me shkrim për anulimin e planit për aneksimin e tokave palestineze në Bregun Perëndimor, nuk do të zbatojë asnjërën prej kushteve të caktuara.

Autoriteti Autonom i Palestinës së fundi ka kërkuar nga BE dhe nga disa vende evropian të japin kredi për Palestinës për të paguar rrogat e punonjësve të administratës publike.