Katari mori nga Turqia anijen luftarake Doha
Anija luftarake Doha, e ndërtuar nga kompania turke Ship Yard, u dorëzua në Katar në përputhje me marrëveshjet ushtarake midis Turqisë dhe Katarit.
Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, anija luftarake Doha iu dorëzua palës së Katarit sot, e enjte, në një ceremoni të mbajtur në portin e Stambollit në prani të Ministrit të Mbrojtjes të Katarit Khalid al-Attiyah dhe homologut të tij turk Hulusi Akar. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Katarit, kjo anije është për qëllime trajnimi dhe mund të përdoret gjithashtu në patrulla dhe operacione mbështetëse detare, dhe është një nga dy anijet, kontrata e të cilave u nënshkrua në vitin 2018 midis Katarit dhe Turqisë. Anija është e gjatë 189 metra, por Turqia dhe Katari nuk kanë zbuluar detaje të mëtejshme të aftësive të saj. Anija e dytë pritet të dorëzohet në vitin 2021 sipas marrëveshjes midis Turqisë dhe Katarit. Katari ka forcuar lidhjet me Turqinë që nga viti 2017, kur katër vende arabe (Arabia Saudite, Egjipti, Bahrejni dhe Emiratet e Bashkuara Arabe) ndërprenë lidhjet diplomatike me Dohën. Doha ka nënshkruar gjithashtu një marrëveshje të përbashkët mbrojtjeje me Turqinë sipas së cilës trupat turke janë dislokuar në Katar.