Forcat ushtarake sioniste sulmojnë rajonet e Bregut Perëndimor
Burimet informative kanë njoftuar për sulmin e forcave ushtarake të regjimit sionist në pjesën veriperëndimore të qytetit Xhenin në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan.
Faqja informative “Palestine El-Jeum” njoftoi se forcat ushtarake të regjimit sionist ditën e premte kanë sulmuar kampin e Xheninit në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë dhe kanë arrestuar dy të rinj palestinezë.
Forcat ushtarake të regjimit sionist gjithashtu kanë sulmuar edhe fshatin Al-Xhalame në verilindje të Xheninit dhe duke bastisur shtëpitë dhe vendet dyqanet e këtij fshati, kanë dëbuar qytetarët palestinezë nga shtëpitë dhe dyqanet e tyre.
Forcat ushtarake të regjimit sionist gjithashtu kanë arrestuar edhe tre palestinezë të tjerë me pretekst të përpjekjeve për të hyrë brenda territoreve të pushtuara në vitin 1948.