Avionët ushtarakë sauditë sulmojnë në veriperëndim të Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i100612-avionët_ushtarakë_sauditë_sulmojnë_në_veriperëndim_të_jemenit
Burimet jemenase kanë njoftuar për vazhdimin e sulmeve të avionëve agresorë saudit në rajone të ndryshme të Jemenit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 09, 2020 13:07 Europe/Tirane
  • Avionët ushtarakë sauditë sulmojnë në veriperëndim të Jemenit

Burimet jemenase kanë njoftuar për vazhdimin e sulmeve të avionëve agresorë saudit në rajone të ndryshme të Jemenit.

Kanali televiziv Al Masira njoftoi se avionët luftarak të Arabisë Saudite ditën e enjte në mbrëmje kanë sulmuar rajonet Al-Marzuk dhe qytetin Harad në provincën Haxhe në veriperëndim të Jemenit ku si pasojë e këtyre sulmeve, janë shkatërruar shtëpi civile.

Ndërkohë forcat e koalicionit agresor të Arabisë Saudite gjatë 24 orëve të kaluara kanë shkelur armëpushimin 170 herë në provincën Al-Hudejda.

Provinca Al-Hudejda në perëndim të Jemenit është përfshirë në marrëveshjen e armëpushimit e cila është nënshkruar në vitin 2018 në Stokholm, mirëpo vazhdimisht është sulmuar nga forcat e koalicionit agresor të Arabisë Saudite.