Koalicioni agresor saudit pëson goditje të rëndë në Hudaida
Ndërsa forcat e ushtrisë jemenase dhe luftëtarët e Komitetit Popullor përparojnë nëpër provincën Maarib, koalicioni agresor saudit, i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, riaktivizoi frontin perëndimor të provincës Hudaida në mënyrë që të ushtrojë presion mbi luftëtarët jemenas.
Një burim i mirinformuar jemenas i tha agjencisë iraniane të lajmeve Mashregh News se forcat e mbështetura nga Emiratet e Bashkuara Arabe të Tarik Saleh filluan një ofensivë të madhe kundër qytetit të rrethuar Durayhimi. "Luftëtarët jemenas, të rrethuar në Durayhimi, rezistuan për 40 orë, por forcat e Tarik Saleh më në fund thyen linjat e mbrojtjes", mësohet nga i njëjti burim. Ai shtoi: "Pas pushtimit të Durayhimi, celula e komandës së Ansarallah menjëherë organizoi një kundërsulm nga drejtimet e lindjes, veriut dhe jugut." Burimi jemenas tha se pas luftimeve të ashpra luftëtarët jemenas më në fund patën sukses në rrethimin dhe mposhtjen e forcave të Tarik Saleh. Sipas Mashregh News, "Luftëtarët jemenas ishin në gjendje të shkatërronin 16 automjete ushtarake dhe të blinduara dhe vranë rreth 30 mercenarë të koalicionit saudit, përfshirë djalin e komandantit të forcave të Tarik Saleh." Qyteti Durayhimi, nën rrethim për dy vjet, është çliruar plotësisht dhe është siguruar nga luftëtarët jemenas.