Izraeli kundërshton blerjen e avionëve F-35 nga Katari
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i100667-izraeli_kundërshton_blerjen_e_avionëve_f_35_nga_katari
Izraeli do të kundërshtojë shitjen e aeroplanëve ushtarakë F-35 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Katar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 11, 2020 17:28 Europe/Tirane
  • Izraeli kundërshton blerjen e avionëve F-35 nga Katari

Izraeli do të kundërshtojë shitjen e aeroplanëve ushtarakë F-35 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Katar.

Sipas medieve të huaja, lajmin e konfirmoi të dielën ministri i Inteligjencës izraelite, Eli Cohen. Deklarata e Cohenit erdhi pas një raporti ku thuhej Katari kishte paraqitur kërkesë zyrtare në Washington për blerjen e këtyre aeroplanëve. I pyetur nëse Izraeli do ta kundërshtonte shitjen e aeroplanëve, Cohen tha se, “përgjigjja është po”. “Siguria dhe epërsia jonë ushtarake në rajon është një ndër parimet më kryesore për ne”, u shpreh ai. Ndryshe, në muajin gusht Katari kishte bërë kërkesë për blerjen e avionëve F-35 nga SHBA-ja, menjëherë pas marrëveshjes së arritur ndërmjet SHBA-së dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për shitjen e këtyre avionëve Abu Dhabit.