Forcat jemenase avancojnë në provincën Maarib
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i100690-forcat_jemenase_avancojnë_në_provincën_maarib
Javët e fundit, luftimet janë intensifikuar në provincën Maarib të Jemenit dhe forcat e koalicionit agresor saudit kanë pësuar humbje të rënda.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 12, 2020 17:21 Europe/Tirane
  • Forcat jemenase avancojnë në provincën Maarib

Javët e fundit, luftimet janë intensifikuar në provincën Maarib të Jemenit dhe forcat e koalicionit agresor saudit kanë pësuar humbje të rënda.

Ekuacionet në terren kanë ndryshuar në favor të luftëtarëve të lëvizjes Ansarallah, forcave të armatosura dhe forcave fisnore të Jemenit me çlirimin e mbi 4,000 kilometrave katrorë të territorit të okupuar. Në Selinë e Komandës Saudite, komandantët tani po bëjnë vëzhgimin vijues: "Maarib nuk po bën më luftë dhe pret që Ansarallah të rimarrë atë". "Operacioni i forcave jemenase po vazhdon ende në akset jug-perëndimore dhe jugore të provincës Maarib kundër forcave të koalicionit saudit", mësohet nga një burim ushtarak në terren. Provinca Maarib është rajoni i fundit dhe më i rëndësishëm nën kontrollin e mercenarëve të koalicionit agresor saudit . "Linjat mbrojtëse të forcave të koalicionit në provincën Maarib janë shembur dhe luftëtarët jemenas kanë bërë përparim të rëndësishëm në akset jugore dhe jugperëndimore," shtoi burimi ushtarak. Aktualisht, luftëtarët jemenas janë rreth 33 km larg nga aksi jugperëndimor i provincës Maarib. "Me ritmin që ngjarjet po shkojnë, Riadi po shkon drejt një humbjeje të madhe 5 vjet pas fillimit të luftës. Arabia nuk është në gjendje të shpresojë që një ditë të kontrollojë qytetin Hudaidah. Sa i përket qytetit Maarib, ai tani është pothuajse plotësisht përtej kontrollit të saj", shënon një nga komandantët e "koalicionit" agresor saudit në llogarinë e tij në Twitter.