Plagosen dy ushtarë sionist në lindje Nablos
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i100736-plagosen_dy_ushtarë_sionist_në_lindje_nablos
Dy ushtarë të regjimit sionist janë plagosur gjatë përleshjeve me palestinezët në një kamp në lindje të Nablosit në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 14, 2020 14:00 Europe/Tirane
  • Plagosen dy ushtarë sionist në lindje Nablos

Dy ushtarë të regjimit sionist janë plagosur gjatë përleshjeve me palestinezët në një kamp në lindje të Nablosit në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës.

Agjencia e lajmeve Safa njoftoi se forcat ushtarake të regjimit sionist të mërkurën gjatë natës kanë sulmuar kampin Balate në lindje të Nablosit në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë dhe kanë arrestuar një palestinez.

Sipas këtij burimi, forcat ushtarake të regjimit sionist me mbështetjen e dronëve mbi qiellin e Balatas, janë futur në këtë kamp dhe janë përleshur me palestinezët. Në këtë kamp refugjatësh forcat ushtarake të regjimit sionist kanë përdorur bomba akustike dhe plumba lufte për t'i shpërndarë palestinezët ndërsa edhe palestinezët kanë hedhur molotv në drejtim të forcave ushtarake të regjimit sionist.

Avichay Adraee, zëdhënësi i ushtrisë së regjimit sionist, ka konfirmuar plagosjen e dy ushtarëve sionist në kampin Balate.