Protestuesit në Liban përleshen me forcat e sigurisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i100834-protestuesit_në_liban_përleshen_me_forcat_e_sigurisë
Burimet informative kanë njoftuar për shpërthimin e përleshjeve mes protestuesve libanezë dhe forcave të sigurisë në njëvjetorin e protestave të 17 tetorit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 18, 2020 11:00 Europe/Tirane
  • Protestuesit në Liban përleshen me forcat e sigurisë

Burimet informative kanë njoftuar për shpërthimin e përleshjeve mes protestuesve libanezë dhe forcave të sigurisë në njëvjetorin e protestave të 17 tetorit.

Gazeta "Ra'jul-Jeum" ka shkruar se aktivistët e lëvizjes qytetare të Libanit në ditën e parë të njëvjetorit të protestave të tetorit të vitit të kaluar, janë mbledhur në qendër të Bejrutit dhe kanë bërë përpjekje të hyjnë në ndërtesën e Parlamentit të këtij vendi, por që forcat e sigurisë kanë hedhur gaz lotsjellës dhe nuk kanë lejuar hyrjen e tyre në ndërtesë.

Protestuesit e Libanit më pas janë mbledhur edhe në portin e Bejrutit dhe kanë ndezur zjarr si simbol i përkujtimit të viktimave të shpërthimit që ndodhi në portin e Bejrutit dhe duke hedhur slogane, kanë theksuar kërkesat e tyre për formimin e qeverisë së pavarur, organizimin e zgjedhjeve të përkohshme parlamentare dhe zbatimin e reformave si dhe dënimin e autorëve të korrupsionit dhe autorëve të shpërthimit që ndodhi në Bejrut.

Vlen të theksohet se Libani që nga 17 tetori i vitit të kaluar, është përballur me protesta qytetare, ndërsa përhapja e virusit Korona dhe shpërthimi që ndodhi në portin e Bejrutit më 4 gusht, kanë shtuar edhe më shumë krizën ekonomike në këtë vend.