Infektohet me coronavirus, zyrtari i lartë palestinez
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i100842-infektohet_me_coronavirus_zyrtari_i_lartë_palestinez
Kryenegociatori palestinez, Saeb Erekat është shtruar në spital, shkaku i infektimit me COVID-19.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 18, 2020 16:36 Europe/Tirane
  • Infektohet me coronavirus, zyrtari i lartë palestinez

Kryenegociatori palestinez, Saeb Erekat është shtruar në spital, shkaku i infektimit me COVID-19.

Erekat, i cili doli pozitiv në fillim të këtij muaji, u transferua nga shtëpia në Bregun Perëndimor pas një kërkese nga zyrtarët palestinezë. Organizata për Çlirimin e Palestinës thotë se 65-vjeçari ka nevojë për kujdes urgjent sepse kishte bërë një transplant të mushkërive në vitin 2017. Erekat ka qenë një negociator kryesor në bisedimet e paqes me Izraelin për shumë vite. Ai ishte një nga arkitektët e Marrëveshjeve të Oslos, një seri marrëveshjesh të nënshkruara nga Izraeli dhe Palestina. Dëshmitarët okularë i thanë agjencisë së lajmeve reuters se panë Erekatin në një barelë jashtë shtëpisë në Jericho, duke e vendosur në një ambulancë.