Saeb Erekat ndërroi jetë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i100873-saeb_erekat_ndërroi_jetë
Palestine TV raportoi të hënën në mbrëmje vdekjen e Saeb Erekat, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO).
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 20, 2020 05:37 Europe/Tirane
  • Saeb Erekat ndërroi jetë

Palestine TV raportoi të hënën në mbrëmje vdekjen e Saeb Erekat, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO).

Televizioni palestinez raportoi se Saeb Erekat, sekretari i përgjithshëm i komitetit ekzekutiv të Organizatës Çlirimtare të Palestinës, kishte vdekur për shkak të virusit Korona. Erekat ishte infektuar me virusin korona që nga 8 tetori dhe ishte shtruar në shtëpinë e tij në Bregun Perëndimor deri më 18 tetor, por gjendja e tij u përkeqësua. Organizata për Çlirimin e Palestinës (PLO) njoftoi më 9 tetor se Erekat ishte infektuar me virusin Korona. Saeb Erekat, 65 vjeç, është një politikan veteran palestinez i cili për dy dekada ka qenë anëtar i ekipit negociator Palestinez në negociatat për krijimin e një shteti të pavarur Palestinez.