Në Liban fillojnë konsultimet parlamentare për kryeministrin e ri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i100922-në_liban_fillojnë_konsultimet_parlamentare_për_kryeministrin_e_ri
Presidenti i Libanit ka filluar konsultimet me partitë e ndryshme për përcaktimin e kryeministrit të ri të këtij vendi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 22, 2020 09:48 Europe/Tirane
  • Në Liban fillojnë konsultimet parlamentare për kryeministrin e ri

Presidenti i Libanit ka filluar konsultimet me partitë e ndryshme për përcaktimin e kryeministrit të ri të këtij vendi.

Kanali televiziv “Al-Xhadid” njoftoi se Mishel Aun, presidenti i Libanit, në bazë të paragrafit 2 të nenit 53 të Kushtetutës së këtij vendi, sot (të enjten) ka filluar konsultimet parlamentare për emërimin e një kandidati të ri për postin e kryeministrit dhe formimin e qeverisë së re.

Sipas këtij burimi, Mishel Aun në pallatin presidencial ka zhvilluar takime me ish-kryeministrat, zv/kryetarin e Parlamentit dhe përfaqësuesit e partive të ndryshme politike të Libanit.

Vlen të theksohet më 4 gusht ndodhi shpërthimi i tmerrshëm në portin e Bejrutit dhe si pasojë e këtij shpërthimi u vranë 190 persona dhe u plagosen 6500 të tjerë. Si pasojë e këtij shpërthimi, u krijua një krizë politike në Liban dhe Hasan Dijab, kryeministri i këtij vendi, dha dorëheqje. Më pas Parlamenti i Libanit emëroi Mustafa Edib në postin e kryeministrit të ri për ta formuar qeverinë e re, por edhe ai më 26 shtator u tërhoq nga kjo detyrë.