Shtohet me 40% falimentimi i izraelitëve për shkak të Koronas
Përhapja e virusit Korona në territoret e pushtuara palestineze dhe pasojat e rënda të pandemisë mbi ekonominë e regjimit sionist është bërë shkak që falimentimi i izraelitëve të shtohet me 40%.
Faqja informative sioniste “Walla” ditën e enjte në një raport të saj duke cituar burime nga kabineti qeveritar i regjimit sionist, ka njoftuar se në këtë vit rreth 4000 kompani izraelite më shumë se vitin e kaluar kanë shpallur falimentimin dhe shkaku kryesor për këtë gjendje është përhapja e virusit Korona dhe pasojat e rënda të pandemisë mbi ekonominë e regjimit sionist si dhe vendosja e kufizimeve për të dytën herë me radhë për shkak të pandemisë.
Në lidhje me këtë çështje një funksionar i regjimit sionist ka theksuar se kufizimet e vendosur për t’u përballur me përhapjen e virusit Korona kanë ushtruar ndikim të paparë mbi aktivitetin e forcës së punës në regjimin sionist.