Shtohet me 40% falimentimi i izraelitëve për shkak të Koronas
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i100925-shtohet_me_40_falimentimi_i_izraelitëve_për_shkak_të_koronas
Përhapja e virusit Korona në territoret e pushtuara palestineze dhe pasojat e rënda të pandemisë mbi ekonominë e regjimit sionist është bërë shkak që falimentimi i izraelitëve të shtohet me 40%.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 22, 2020 12:59 Europe/Tirane
  • Shtohet me 40% falimentimi i izraelitëve për shkak të Koronas

Përhapja e virusit Korona në territoret e pushtuara palestineze dhe pasojat e rënda të pandemisë mbi ekonominë e regjimit sionist është bërë shkak që falimentimi i izraelitëve të shtohet me 40%.

Faqja informative sioniste “Walla” ditën e enjte në një raport të saj duke cituar burime nga kabineti qeveritar i regjimit sionist, ka njoftuar se në këtë vit rreth 4000 kompani izraelite më shumë se vitin e kaluar kanë shpallur falimentimin dhe shkaku kryesor për këtë gjendje është përhapja e virusit Korona dhe pasojat e rënda të pandemisë mbi ekonominë e regjimit sionist si dhe vendosja e kufizimeve për të dytën herë me radhë për shkak të pandemisë.

Në lidhje me këtë çështje një funksionar i regjimit sionist ka theksuar se kufizimet e vendosur për t’u përballur me përhapjen e virusit Korona kanë ushtruar ndikim të paparë mbi aktivitetin e forcës së punës në regjimin sionist.