Sa’d Al-Hariri emërohet kryeministër i ri i Libanit
Sa’d Al-Hariri, lideri i partisë politike “Al-Mustakbel” të Libanit, në konsultimet parlamentare ka fituar votat e duhura dha nga ana e presidentit të Libanit është emëruar kryeministër i Libanit për formimin e kabinetit qeveritar.
Faqja informative Al-Ahd njoftoi se Sa’d Al-Hariri, ish-kryeministri i Libanit dhe lideri i partisë politike “Al-Mustakbel”, në konsultimet parlamentare ditën e enjte ka fituar 65 vota nga gjithsej 120 vota të deputetëve dhe në këtë mënyrë mori përsipër detyrën e kryeministrit dhe formimit të qeverisë së re të Libanit.
Pas votave të deputetëve, Mishel Aun, presidenti i Libanit, ka ftuar në një takim Sa’d Al-Hariri dhe e ka emëruar me detyrën për formimin e kabinetit të ri qeveritar.
Në konsultimet e sotme parlamentare, 65 deputetë e kanë votuar Sa’d Al-Haririn për kryeministër, ndërsa 53 deputetë të tjerë duke përfshirë edhe deputetët e partisë politike të Hezbullahut kanë deklaruar se nuk kanë paraparë ndonjë kandidat tjetër kurse dy deputetë nuk kanë votuar fare.