Arrestohen dhe vriten disa terroristë të ISIS në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i100957-arrestohen_dhe_vriten_disa_terroristë_të_isis_në_irak
Agjencia Irakiane e Sigurisë Kombëtare njoftoi arrestimin e 10 elementëve terroristë të ISIS në provincën Ninva dhe vdekjen e katër terroristëve të tjerë në provincën Selahudin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 23, 2020 16:53 Europe/Tirane
  • Arrestohen dhe vriten disa terroristë të ISIS në Irak

Agjencia Irakiane e Sigurisë Kombëtare njoftoi arrestimin e 10 elementëve terroristë të ISIS në provincën Ninva dhe vdekjen e katër terroristëve të tjerë në provincën Selahudin.

Sipas agjencisë IRNA; Agjencia Irakiane e Sigurisë Kombëtare (NDS) tha në një deklaratë se terroristët ishin arrestuar gjatë një operacioni në provincën veriore irakiane Ninva, bazuar në informacionin e klasifikuar dhe mbikëqyrjen në terren nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë irakiane. Të gjithë ishin të përfshirë në atë që po quhet gjykata e rekrutimit të ISIS dhe kanë qenë të përfshirë në sulme të shumta kundër forcave të sigurimit të Irakut. Pavarësisht nga disfata e grupit terrorist ISIS në Irak, një numër anëtarësh të këtij grupi terrorist janë ende të pranishëm në pjesë të ndryshme të vendit dhe kryejnë akte terroriste në një formë të shpërndarë.