Ushtria sioniste plagos 3 palestinezë në Bregun Perëndimor
Gjatë sulmit të forcave ushtarake të regjimit sionist ndaj qytetit Xhenin në veri të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë, janë plagosur 3 palestinezë.
Faqja informative Kods njoftoi se forcat ushtarake të regjimit sionist ditën e premte kanë sulmuar qytetin Xhenin në veri të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë dhe kanë hapur zjarr në drejtim të një makine në veri të këtij qyteti.
Burimet sioniste kanë pretenduar se forcat ushtarake izraelite në korridorin “Al-Xhumle” në veri të qytetit Xhenin, janë sulmuar me armë zjarri nga ana e palestinezëve.
Sionistët në kuadër të politikave të tyre pushtuese, për çdo ditë sulmojnë rajone të ndryshme të Palestinës dhe me pretendime të kota dhe gënjeshtra, arrestojnë dhe vrasjen e plagosin qytetarët palestinezë.
Gjatë muajve të fundit janë shtuar protestat e palestinezëve kundër regjimit sionist për shkak të insistimit të regjimit sionist për aneksimin e 30% të tokave palestineze në Bregun Perëndimor të Palestinës në territoret e pushtuara, ndërsa regjimi sionist në anën tjetër ka shtuar dhunën kundër popullit palestinez.