Forcat sionist sulmojnë qytetin Nablos në Bregun Perëndimor
Forcat e ushtrisë së regjimit sionist në vazhdën e veprimeve armiqësore të tyre, kanë sulmuar dhe bastisur qytetin Nablos në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës.
Faqja informative Al-Ahd njoftoi se forcat ushtarake të regjimit sionist ditën e hënë kanë sulmuar qytetin Nablos dhe kanë shkatërruar tërësisht shtëpinë e të burgosurit palestinez Khali Abdulkhalik Duvejkat.
Sipas dëshmitarëve okularë forcat ushtarake të regjimit sionist me buldozerë kanë shkatërruar tërësisht shtëpinë e këtij të burgosuri palestinez.
I burgosuri palestinez Khalil Abdulkhalik Duvejkat është banor i fshatit Ruxhib në lindje të qytetit Nablos i cili rreth për më shumë se dhjetë muaj po qëndron i burgosur në burgjet e regjimit sionist i cili në kuadër të operacioneve martirizuese, ka vrarë një rubin sionist në afërsi të Tel Avivit.
Forcat ushtarake të regjimit sionist vitin e kaluar kanë shkatërruar 538 shtëpi të palestinezëve në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe në Kodsin e Palestinës dhe kanë dëbuar 1300 banorë palestinezë nga shtëpitë e tyre.