Kabul, vriten së paku 20 studentë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i101206-kabul_vriten_së_paku_20_studentë
Të paktën njëzet studentë u vranë në një sulm nga një grup i armatosur në Universitetin e Kabulit dhe 15 njerëz të tjerë janë plagosur.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 02, 2020 15:49 Europe/Tirane
  • Kabul, vriten së paku 20 studentë

Të paktën njëzet studentë u vranë në një sulm nga një grup i armatosur në Universitetin e Kabulit dhe 15 njerëz të tjerë janë plagosur.

Media lokale transmetoi deklaratat e dëshmitarëve okularë, të cilët thonë se së pari u dëgjua një shpërthim në rrethin e universitetit, dhe më pas u shfaq një grup sulmuesish të armatosur dhe hapën zjarr ndaj stundentëve. Sulmi ndodhi në Fakultetin e Drejtësisë, ku u mbajt hapja madhështore e panairit të librit, i cili kishte të ftuar edhe nga Irani. Raportet thonë se forcat speciale afgane u vendosën menjëherë dhe qindra njerëz u evakuuan nga zona e sulmit. Një nga sulmuesit u vra në shkëmbimin e zjarrit dhe agjencia afgane, Hama Press deklaron se tre të tjerë hynë në ndërtesën e universitetit. Të gjitha viktimat në këtë sulm terrorist ishin studentë të Universitetit të Kabulit, ndërsa veprimi anti-terrorist i forcave afgane të sigurisë është në proces.