Qielli i al-Tanf i shpëton regjimit të Tel Avivit?
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i101238-qielli_i_al_tanf_i_shpëton_regjimit_të_tel_avivit
Baza amerikane në al-Tanf së shpejti do të evakuohet?  
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 03, 2020 15:51 Europe/Tirane
  • Qielli i al-Tanf i shpëton regjimit të Tel Avivit?

Baza amerikane në al-Tanf së shpejti do të evakuohet?  

Al-Tanf dhemb dhe shqetëson tmerrësisht: meqenëse Asad kërkoi që forcat pushtuese amerikane shpejt të paketojnë plaçkat dhe të largohen nga kjo bazë strategjike e vendosur në trekëndëshin kufitar Siri-Irak-Jordani në këmbim të lirimit të një ose të dy agjentëve amerikanë dhe kjo, në mesin e 500 organizatorëve amerikanë të rrjeteve terroriste të arrestuar nga Damasku, ankthi e frika po përhapen në Tel Aviv. Kjo për faktin se kjo bazë ishte drita e fundit e shpresës izraelite në një qiell sirian gjithnjë e më të barrikaduar : dy sulmet e fundit që Izraeli nisi kundër tokës siriane (Gusht dhe Shtator) me shpresën për të qenë në gjendje të asgjësonte ngarkesat e mbushura me armë anti-ajrore iraniane, u kryen nga baza al-Tanf nga që avionët F-16 kishin frikë të shfaqeshin në qiellin e Libanit jugor ose në Golanin e okupuar, ku bateritë Khordad-3, të vendosura për javë të tëra, i presin në pritë. Për pjesën tjetër, këto sulme ishin një fiasko si 1000 sulme të tjera të kryera tashmë me synimin për ta larguar Iranin nga Siria dhe që përfunduan duke çuar në shfaqjen e Bavar-373 në Sirinë lindore! Shfaqja e Khordad-3 e ka kufizuar veprimin ajror të Izraelit në Lartësitë Golan, ndërsa dislokimi i Bavar-373 në Sirinë lindore dhe qendrore, do ta kufizojë edhe më shumë ndërhyrjen ajrore izraelite përkatësisht në Deir ez-Zor dhe Homs, thekson Robert Ford ish ambasador i SHBA në Siri. Për shumë votues pro-Izraelit në Amerikë, roli i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Siri është shumë i rëndësishëm ... Trump dhe Biden të dy mbështesin praninë e vazhdueshme dhe të kufizuar të forcave tokësore të SHBA në Sirinë lindore. Sidoqoftë, Trump pranoi të mbante trupat amerikane në Siri me kërkesë të Departamenteve të Shtetit dhe Mbrojtjes. Trump nuk beson në besnikërinë e kurdëve në provincën siriane Hasake dhe rritja e sulmeve anti-amerikane nga fiset atje, e dëshmon se ai ka të drejtë. Nga ana tjetër, Biden dhe këshilltarët e tij ende luajnë kartën e ISIS-it dhe për të shmangur skenarin e vitit 2014, ata janë për zgjatjen e presidencës ushtarake në tokën siriane. Biden gjithashtu beson në nevojën për të mbështetur kurdët sirianë si parathënie për një shtet të pavarur. Nëse Joe Biden fiton, ai do të mbështesë formimin e një qeverie të vogël kurde në veri të Sirisë, duke përgatitur ndoshta një plan të ndihmës ekonomike, veprim që natyrisht do të kundërshtohej nga Damasku, Teherani dhe Moska. As Trump dhe as Biden nuk do të heqin dorë nga politika e regjimit të sanksioneve kundër qeverisë në Damask. Por fushata rreth Sirisë është një gjë, përballja me realitetin në terren është një tjetër: forcat amerikane nuk do të jenë në gjendje të qëndrojnë në Siri pa pëlqimin e Damaskut. Dhe ky pëlqim nuk do të bëhet pa një divorc Siri-Iran. Fakti mbetet që për Sirinë ky divorc është i pakonceptueshëm, prandaj paradoksi me të cilin përballet Izraeli është se sa më shumë që godet Sirinë, aq më shumë rritet kërcënimi sirian.