Presidenti i Libanit reagon kundër sanksioneve të Amerikës ndaj Basil
Presidenti i Libanit ka reaguar ndaj sanksioneve të Amerikës kundër Xhibran Basil, ish-ministrit të punëve të jashtme të Libanit dhe ka thënë: "Bejruti do të kërkojë nga Uashingtoni të paraqet dëshmi dhe dokumente të cilat kanë çuar deri në sanksionimin e Xhibran Basil".
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Mishel Aun, presidenti i Libanit, ka reaguar ndaj vendimit të djeshëm të Qeverisë së Amerikës e cila vendosi sanksione ndaj Xhibran Basil, ish-ministrit të jashtëm të Libanit dhe ka deklaruar: "Bejruti do të kërkojë nga Uashingtoni të paraqet dëshmi dhe dokumente të cilat kanë çuar deri në sanksionimin e Xhibran Basil. Duhet të ekzistojnë dëshmi dhe dokumente kundër Xhibran Basil në mënyrë që sistemi gjyqësor i Libanit të veprojë sipas masave ligjore".
Presidenti i Libanit ka thënë se këtë doje do ta ndjekë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe në rast se ekzistojnë çfarëdo lloj informacionesh në lidhje me këto akuza, atëherë do të ndiqet procesi gjyqësor i nevojshëm.
Mishel Aun ka urdhëruar Sharbol, Vahebe, ushtruesin e detyrës së ministrit të punëve të jashtme të Libanit që të zhvillojë kontaktet e nevojshme me ambasadën amerikane në Bejrut dhe me ambasadën e Libanit në Uashington në lidhje me këtë çështjeje.
Vlen të theksohet se Departamenti Amerikan i Thesarit dje ka vendosur sanksione ndaj Xhibran Basil, liderit të partisë së krishtere "Lëvizja e Lirë Kombëtare e Libanit" dhe dhëndëri i presidentit të këtij vendi.