Hanije: Trumpi shkoi, ndërsa Kodsi mbetet përgjithmonë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i101351-hanije_trumpi_shkoi_ndërsa_kodsi_mbetet_përgjithmonë
Shefi i zyrës politike të lëvizjes Rezistenca Islamike e Palestinës (Hamas) në reagim ndaj humbjes së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale, deklaroi: “Presidenti i Amerikës i cili është munduar ta zhdukë çështjen e Palestinës, shkoi dhe u humbi vet ndërsa Kodsi i shenjtë mbetet përgjithmonë”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 08, 2020 09:26 Europe/Tirane
  • Hanije: Trumpi shkoi, ndërsa Kodsi mbetet përgjithmonë

Shefi i zyrës politike të lëvizjes Rezistenca Islamike e Palestinës (Hamas) në reagim ndaj humbjes së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale, deklaroi: “Presidenti i Amerikës i cili është munduar ta zhdukë çështjen e Palestinës, shkoi dhe u humbi vet ndërsa Kodsi i shenjtë mbetet përgjithmonë”.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Ismail Hanije, shefi i zyrës politike të Rezistencës Islamike të Palestinës, duke theksuar se mbështetja e regjimit sionist ka qenë dhe është prej politikave të pandryshuara të qeverive të Amerikës, ka kërkuar nga Joe Biden ka kërkuar që t’i korrigjojë politikat e padrejta të qeveritarëve të këtij vendi ndaj popullit të Palestinës.

Shefi i zyrës politike të Hamas gjithashtu ka kërkuar nga qeveria e ardhshme e Joe Biden që ta anulojë planin “akordi i shekullit” dhe transferimin e ambasadës së Amerikës në Kodsin e shenjtë që është në kundërshtim me të gjitha qëndrimet dhe rezolutat ndërkombëtare.

Më në fund pas katër ditë tensione dhe polemika politike në Amerikë, mediat kryesore amerikan të shtunën në mbrëmje kanë deklaruar se Joe Biden ka fituar zgjedhjet presidenciale 2020 dhe u shpall presidenti i 46-t i Amerikës.