Mahmud Abas nxit Joe Biden të zgjerojë lidhjet me Palestinën
Presidenti palestinez Mahmoud Abbas i ka kërkuar Presidentit të zgjedhur të SHBA Joe Biden të forcojë marrëdhëniet me Palestinën, duke shtuar se ai do t'i japë fund bojkotit të tij politik tre-vjeçar të Shtëpisë së Bardhë.
Në një deklaratë të lëshuar të Dielën nga zyra e tij në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor, Abas uroi Biden për fitoren e tij në garën kundër Presidentit në detyrë Donald Trump. "Unë pres që të punoj me presidentin e zgjedhur dhe administratën e tij për të forcuar marrëdhëniet palestinezo-amerikane dhe për të arritur lirinë, pavarësinë, drejtësinë dhe dinjitetin për popullin tonë", deklaroi lideri palestinez. Abas kishte ndërprerë të gjitha marrëdhëniet politike me administratën Trump pasi presidenti amerikan njohu Jeruzalemin si "kryeqytetin" e Izraelit në dhjetor 2017 dhe më vonë zhvendosi misionin diplomatik të SHBA nga Tel Avivi në Jerusalem në një lëvizje shumë provokuese. Në të kaluarën, Biden kishte shprehur kundërshtimin e tij ndaj ndërtimit të kolonive izraelite në Bregun Perëndimor, duke shprehur mbështetje për të ashtuquajturën zgjidhje me dy shtete për konfliktin midis Izraelit dhe Palestinës. Por presidenti i zgjedhur nuk ka gjasa të ndryshojë vendimin për çështjen e Jeruzalemit dhe ambasadës amerikane. Ai gjithashtu ka mirëpritur marrëveshjet e normalizimit të Tel Avivit me Abu Dhabin, Manaman dhe Khartumin.