Shtetet e Bashkuara vendosën përsëri sanksione mbi Sirinë
Departamenti i Thesarit i SHBA në kuadër të veprimeve armiqësore të Uashingtonit kundër Sirisë, të hënën vendosi sanksione ndaj disa individëve, kompanive dhe agjencive qeveritare.
Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, midis ndërmarrjeve dhe institucioneve siriane që janë sanksionuar nga departamenti i thesarit i ShBA janë ministria siriane e naftës dhe burimeve minerale, instituti shtetëror për rafinimin dhe shpërndarjen e naftës të produkteve të naftës, si dhe forcat e mbrojtjes kombëtare siriane. Ajo ka vendosur gjithashtu sanksione për tetë individë sirianë, përfshirë kreun e byrosë së inteligjencës së forcave ajrore siriane, drejtorin e përgjithshëm të drejtorisë siriane të sigurisë politike dhe dy anëtarë të parlamentit. Gjithashtu Amerika ka vendosur sanksione ndaj Hong Kongut dhe Libanit në lidhje me shkeljen e sanksioneve kundër Sirisë. Shtetet e Bashkuara në mbështetje të terroristëve kanë sulmuar Sirinë me sanksione të ndryshme që nga viti 2011. Kriza në Siri që nga viti 2011 Sulmet terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre që të ndryshojnë ekuacionin në rajon në favor të regjimit sionist.