Sulmohet objekti i naftës në portin Xhizan
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i101477-sulmohet_objekti_i_naftës_në_portin_xhizan
Një zjarr shpërtheu të enjten (12 nëntor) pranë një terminali nafte në Xhizan, në jugperëndim të Arabisë Saudite.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 13, 2020 15:57 Europe/Tirane
  • Sulmohet objekti i naftës në portin Xhizan

Një zjarr shpërtheu të enjten (12 nëntor) pranë një terminali nafte në Xhizan, në jugperëndim të Arabisë Saudite.

Sipas Agjencisë Shtetërore Saudite të Lajmeve, "zjarri ndodhi pasi dy varka me dinamit që i përkisnin luftëtarëve Huthi sulmuan platformën lundruese të një stacioni të shpërndarjes së naftës". "Platforma i përkiste terminalit të naftës në portin Xhizan," shtoi i njëjti burim, duke treguar se "sulmi nuk shkaktoi asnjë viktimë". Ministria e energjisë e Arabisë Saudite raportoi se zjarri në Xhizan kishte për qëllim të minonte sigurinë e eksporteve të naftës të Arabisë Saudite. Zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit Jahja Sarei të Mërkurën, 11 Nëntor, paralajmëroi Arabinë Saudite për sulmet e ardhshme nga forcat jemenase në objekte brenda tokës saudite. Ai më pas këshilloi personelin e kompanive të huaja si dhe civilët që të qëndrojnë larg instalimeve ushtarake dhe ekonomike që përdoren për motive ushtarake. Jahja Sarei tha se numri i shënjestrave të ligjshme për forcat jemenase është shumëfishuar dhe caqet mund të përfshijnë zona ushtarake dhe të ndjeshme.