Konflikti në Siri kalon në fazën balistike
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i101504-konflikti_në_siri_kalon_në_fazën_balistike
Ndërsa Erdogani gjatë tetorit dhe nëntorit ishte i zënë duke konsoliduar korridorin e tij të tranzitit të terroristëve nga Idlibi në Kaukazin e Jugut, ndodhi një pikë kryesore kthese: aleatët e Sirisë, Irani dhe Rusia kaluan në fazën "balistike".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 14, 2020 16:29 Europe/Tirane
  • Konflikti në Siri kalon në fazën balistike

Ndërsa Erdogani gjatë tetorit dhe nëntorit ishte i zënë duke konsoliduar korridorin e tij të tranzitit të terroristëve nga Idlibi në Kaukazin e Jugut, ndodhi një pikë kryesore kthese: aleatët e Sirisë, Irani dhe Rusia kaluan në fazën "balistike".

Një përdorim i parë i raketave Fateh 110 e shtyu ushtrinë turke dhe mercenarët e saj të braktisin rajonin Morek, pastaj braktisjet u shumuan. Në periudhën prej dy javësh, pesë poste ushtarake turke në jug të Idlibit në Hama dhe Alepo iu kthyen ushtrisë siriane për lumturinë e madhe të shtetit sirian i cili menjëherë filloi riatdhesimin e refugjatëve dhe rivendosi lidhjen Hama-Alepo. Pastaj erdhi goditja e dyfishtë e raketës Iskandar e cila, pasi kishte shënjestruar një kamp stërvitor për mercenarë gjatë një parade ushtarake në prani të oficerëve turq në jug të Idlibit, ndërpreu fjalë për fjalë "eksportin e  terroristëvee". Duket se kthesa "balistike" e luftës në Siri është e pakthyeshme: Ndërsa ushtria turke dhe ndihmësit e saj sulmohen vazhdimisht në veri të Sirisë, Rusia vazhdon të sulmojë me raketa dhe bomba  pozicionet e terroristëve, të mbështetur nga Ankaraja. Të premten, ushtria ruse lëshoi të paktën dy raketa balistike Iskander në pozicionet e terroristëve në Idlib. Ndërsa goditja e fundit e raketës Iskandar erdhi nga baza ajrore Hmeimim, këtë herë raketat u qëlluan nga bregu i Latakias drejt periferive perëndimore të Idlibit dhe shkaktuan dy shpërthime të fuqishme. Disa orë para kësaj goditje raketore kundër këtij pozicioni të ri, i cili ishte një kamp trajnimi, aeroplanët luftarakë rusë bombarduan pozicionet e terroristëve brenda qytetit al-Bara, në jug të Idlibit. Sulmet ajrore u zhvilluan pasi aeroplanët e zbulimit rus vëzhguan aktivitetin terrorist në Xhabal al-Zaviya, në Idlibin jugor. Kjo u bë me ndihmën e spiunëve që zbuluan vendndodhjen e një kampi trajnimi të terroristëve në periferi të Idlibit. Koordinatat e kampeve të trajnimit të terroristëve i komunikohen shtabit Siri-Rusi, i cili vepron në përputhje me rrethanat. Çfarë po luan Siria? Është e qartë. Ajo po pastron që të rikthejë Idlibin. Po Rusia? Ajo po punon për të parandaluar atë që së shpejti mund të jetë një rifillim i konfliktit në Nagorni-Karabak. Në fakt, është e vetëkuptueshme që boshti SHBA-NATO nuk do të qëndrojë duarkryq duke parë Rusinë që po krijon një bazë ajrore në Kaukazin e Jugut. Dhe kjo, në mënyrë që jo vetëm të "vëzhgojë armëpushimin", por edhe të ndërpresë fluksin e miqve terroristë takfiristë të Sulltanit, prania e të cilëve në Nagorni-Karabak më nuk është e justifikuar. Të enjten Ministri i Jashtëm rus, duke hedhur poshtë për herë të pestë idenë e një pranie të "paqeruajtësve turq" në Nagorni-Karabak, foli për një qendër të monitorimit të armëpushimit nëpërmjet dronëve. Kjo mund të nënkuptojë se veprimet e "mercenarëve të Sulltanit" të cilët kishin ardhur në një numër të madh nga Idlibi dhe republikat e tjera aziatike, do të monitorohen dhe se ushtria ruse nuk do të qëndrojë duarkryq.