Katër raketa goditën Zonën e Gjelbër të Bagdadit
Ushtria irakiane njoftoi se katër raketa kanë shënjestruar Zonën e Gjelbër në kryeqytetin Bagdad, një zonë që strehon ndërtesa qeveritare dhe misione të huaja, përfshirë ambasadën amerikane.
Ushtria irakiane në një deklaratë njoftoi të martën se katër raketa Katiusha kishin rënë pranë Ambasadës Amerikane në Zonën e Gjelbër të fortifikuar të Bagdadit, ndërsa ishin dëgjuar sirenat e alarmit të misionit diplomatik amerikan. Deklarata shtoi se raketat ishin shkrepur nga zona e Bagdadit të Ri të vendosur në lindje të kryeqytetit. Nuk kishte informata të menjëhershme për dëmet ose viktimat e mundshme, por zyrtarët irakianë, duke folur në kushte anonimiteti, i thanë agjencisë së lajmeve Associated Press se të paktën dy roje të sigurimit irakian kishin pësuar dëmtime në sulm. Ndjenjat anti-amerikane janë shtuar shumë në Irak që kur SHBA vrau komandantin anti-terror të Iranit Gjeneral Lejtnant Kasem Soleimani dhe nënkryetarin e Njësive të Mobilizimit Popullor të Irakut, Abu Mahdi al-Muhandis, në Bagdad më 3 janar.