Delegacioni i regjimit Al Khalifa të Bahrejnit takohet me presidentin izraelit
Një delegacioni i familjes mbretërore Al Khalifa të Bahrejnit sot në Kodsin e pushtuar të Palestinës është takuar me presidentin e regjimit sionist.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se një delegacion i familjes mbretërore Al Khalifa të Bahrejnit dhe disa funksionarë të këtij vendi kanë shkuar në territoret e pushtuara palestineze dhe sot në Kodsin e pushtuar kanë zhvilluar një takim me Reuven Rivlin, presidentin e regjimit sionist.
Ky delegacion i familjes mbretërore të Bahrejnit kryesohej nga Khalid bin Khalifa Ale Khalifa, shefi i bordit drejtues të qendrës botërore për bashkëjetesë paqësore “Hamad”.
Radio e ushtrisë së regjimit sionist gjithashtu ditën e mërkurë ka deklaruar se një delegacion i biznesmenëve sionist me ftesë të Hamad bin Isa, mbretit të Bahrejnit, ka shkuar në Bahrejn.
Regjimi sionist pritet që së shpejti të hap ambasadën e vet në Manama, kryeqytetin e Bahrejnit dhe Bahrejni gjithashtu ka paraqitur kërkesë zyrtare për hapjen e ambasadës së vet në Tel Aviv.