OKB: Vrasja e fëmijëve jemenas, veprim i tmerrshëm dhe i pafalshëm
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka dënuar vrasjen e 11 fëmijëve jemenas në tre ditët e kaluara në Taiz dhe Al-Hudejda të Jemenit dhe këto sulme i ka quajtur të tmerrshme dhe të papranueshme.
Faqja informative Al-Arabij Jadid njoftoi se organizata UNICEF dhe zyra e OKB për koordinimin e ndihmave humanitare dhe i dërguari i OKB në Jemen, Martin Griffiths me anë të deklaratave të ndara kanë deklaruar se raportet e para tregojnë se gjatë dy sulmeve të ndara të kryera në provincat Taiz dhe Al-Hudejda të Jemenit janë vrarë 11 fëmijë në mesin e tyre edhe një foshnje një mujore ndërsa janë plagosur edhe 3 fëmijë të tjerë gjatë këtyre sulmeve.
OKB ka thënë se procesi i hetimeve akoma po vazhdojnë dhe numri i viktimave mund të rritet edhe më shumë. Shefi i zyrës për koordinimin e çështjeve humanitare me anë të një deklarate, ka thënë: “Këto sulme për të cilat nuk ekziston kurrfarë arsyetimi, kanë marrë jetën e shumë fëmijëve dhe grave dhe janë veprime të tmerrshme dhe të pafalshme. Sot shumë familje janë në zi për shkak të vrasjes së fëmijëve të tyre të pafajshme. Bombardimet e pa objektivizuara në vendbanimet civile në lindje të Taizit janë shkelje e ligjeve ndërkombëtare dhe humanitare”.
Nga ana tjetër, Filip De Omil, përfaqësuesi i UNICEF në Jemen ka dënuar vrasjen e fëmijëve në Jemen dhe e ka quajtur atë si një krim të tmerrshëm dhe ka kërkuar mbrojtjen e popullatës civile sidomos të fëmijëve në të gjitha kohërat dhe parandalimin e sulmeve ndaj popullatës civile dhe mosdëmtimin e fëmijëve.