Zhvillohen zgjedhjet parlamentare në Kuvajt
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i102010-zhvillohen_zgjedhjet_parlamentare_në_kuvajt
Kuvajti sot zhvillon zgjedhjet për Kuvendin "Al-Ume" (Parlamentin) në mesin e masave të rrepta për respektimin e protokolleve shëndetësore për shkak të përhapjes së virusit Korona.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 05, 2020 15:53 Europe/Tirane
  • Zhvillohen zgjedhjet parlamentare në Kuvajt

Kuvajti sot zhvillon zgjedhjet për Kuvendin "Al-Ume" (Parlamentin) në mesin e masave të rrepta për respektimin e protokolleve shëndetësore për shkak të përhapjes së virusit Korona.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se qendrat e votimit në Kuvajt janë hapur që nga mëngjes sot (të shtunën) për zhvillimin e zgjedhjeve për legjislaturën e 16-të të këtij vendi.

Sipas burimeve informative, qytetarët e Kuvajtit në këto zgjedhje do të zgjedhin 50 përfaqësuesit e tyre. Në këto zgjedhje 326 kandidatë garojnë për 50 kursi në Parlamentin e këtij vendi. Në Kuvajt sipas raportit të autoritetit për organizimin e zgjedhjeve, në këtë vend janë 567.694 qytetarë me të drejtë vote.

Procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare në Kuvajt do të zgjasë deri në orën 20:00 sipas kohës lokale dhe pastaj shefat e qendrave të votimit do të deklarojnë përfundimin e votimit dhe do të fillojë numërimi i votave.