Sulm raketor kundër bazës ushtarake turke në Idlib
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i102062-sulm_raketor_kundër_bazës_ushtarake_turke_në_idlib
Observatori i të Drejtave të Njeriut në Siri ka njoftuar për kryerjen e një sulmi raketor kundër bazës ushtarake të Turqisë në veri të qytetit Idlib nga persona të panjohur.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 07, 2020 16:08 Europe/Tirane
  • Sulm raketor kundër bazës ushtarake turke në Idlib

Observatori i të Drejtave të Njeriut në Siri ka njoftuar për kryerjen e një sulmi raketor kundër bazës ushtarake të Turqisë në veri të qytetit Idlib nga persona të panjohur.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Observatori i të Drejtave të Njeriut në Siri sot (të hënën) ka deklaruar se baza ushtarake e Turqisë në qytetin Ram Hamdan në veri të provincës Idlib të Sirisë është sulmuar me raketa dhe si pasojë kjo bazë ushtarake turke ka pësuar humbje të konsiderueshme materiale.

Vlen të theksohet se ushtria e Turqisë me pretekst të luftës kundër militantëve të PKK, ka pushtuar disa rajone në veri të Sirisë.

Agresioni ushtarak i Turqisë kundër pjesës veriore të Sirisë është dënuar nga Qeveria e Sirisë dhe gjithashtu nga Bashkësia Ndërkombëtare, mirëpo presidenti turk Rexhep Taip Erdogan së fundi nuk i ka konsideruar të pamundshme operacionet ushtarake në veri të Sirisë.