Damasku: OPCW është bërë një mjet në duart e SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i102184-damasku_opcw_është_bërë_një_mjet_në_duart_e_shba
Zëvendësministri i Jashtëm Sirian Bashar al-Xhaafari tha se Organizata e Ndalimit të Armëve Kimike (OPCW) po manipulohet nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, duke theksuar se dosja kimike e vendit të tij duhet të mbyllet pasi Damasku ka përmbushur plotësisht detyrimet e tij përkatëse.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Dhjetor 12, 2020 16:31 Europe/Tirane
  • Damasku: OPCW është bërë një mjet në duart e SHBA

Zëvendësministri i Jashtëm Sirian Bashar al-Xhaafari tha se Organizata e Ndalimit të Armëve Kimike (OPCW) po manipulohet nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, duke theksuar se dosja kimike e vendit të tij duhet të mbyllet pasi Damasku ka përmbushur plotësisht detyrimet e tij përkatëse.

“Siria dënon përdorimin e armëve kimike dhe të gjitha armëve të shkatërrimit në masë në çdo kohë, vend dhe në çdo rrethanë. E përsëris që OPCW ka humbur identitetin e saj si një organizatë teknike e ngarkuar për të mbrojtur Konventën e Armëve Kimike dhe në vend të kësaj është kthyer në një mjet në duart e SHBA-së dhe aleatëve të saj," tha të Premten Xhaafari në një seancë të Kombeve të Bashkuara mbi situatën në Siri përmes një lidhjeje video. Ai u bëri thirrje vendeve anëtare të OPCW të refuzojnë çdo politizim të karakterit teknik të organizatës pasi një qasje e tillë minon statusin dhe besueshmërinë e këtij organizmi ndërkombëtar. Xhaafari theksoi se Siria kurrë nuk ka përdorur armë kimike dhe po bashkëpunon ngushtë me OPCW, sekretarinë e saj teknike si dhe ekipin e vlerësimit për të zgjidhur të gjitha çështjet e mbetura dhe për të mbyllur plotësisht dosjen e saj kimike larg çdo tendence politike ose zhurmë mediatike.